Njoftim QKMF”Rexhep Kuçi”
QKMF”Rexhep Kuçi” për 500 gra të komunës tonë ofron PAP-testin falas.
Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë tek vdekshmëria e grave pas kancerit të gjirit.
PAP-test ka rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe zbulimin në kohë të kësaj sëmundje të rëndë.
Ekzaminimi i PAP-testit ka si qëllim që të përcaktojë në fazat e hershme ndryshimet qelizore të qafës së mitrës në mënyrë që të kemi kohë për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës.
Pap-test është një procedurë që duhet ta bëjnë të gjitha gratë, si rregull për moshën dhe kohën kur duhet bërë,është që të përcaktohet nga mjeku obstetër-gjinekolog.
Për më shumë informacion dhe caktim i termineve lajmërohu në Njësinë e gjinekologjisë-maternitet çdo ditë pune.
Çdo të martë dhe mërkurë nga ora 08:00-12:00