Sigurohen 130 mijë euro për tretmanin mjekësor të të riut, Gëzim Balaj

Sigurohen 130 mijë euro për tretmanin mjekësor të të riut, Gëzim Balaj

Fejzë Kabashi, njëri nga aktivistët e dalluar për sigurimin e mjeteve materiale në shumë 130 mijë euro, aq sa kërkoheshin nga një spital i Turqisë për trajtimin mjekësor të të riut 18 vjeçar, Gëzim Balaj nga Dedaj i Hasit, ka njoftuar në facebook se falë njerëzve me shpirt human, janë siguruar paratë e nevojshme për dërgimin e Gëzimit në Turqi, dhe më këtë rast, ka përfunduar suksesshëm aksioni për grumbullimin e mjeteve të kërkuara.

Ai ka falënderuar të gjitha ata që kanë ndihmuar këtë aksion fisnik dhe human.

“Të dashur bashkëvendas dhe gjithë ju qytetar të cilet në një formë apo tjeter keni kontribuar në sigurimin e mjeteve të kërkuara për mjekimin e Gëzim Balaj , ju bëjmë me dije se nga ky moment ndërpritet aksioni për grumbullimin e mjeteve dhe se në orët e mbrëmjes , pas përpilimit të raportit të saktë do ju njoftojmë në hollësi për shumen dhe gjithë mbarëvajtjem e procesit!
#Zoti ju ruajt secilin🙏🙏🙏”, ka shkruar ai në facebook.

CATEGORIES
TAGS
Share This