Pse barazoi Ballkani?Çka deklaroi Ilir Daja pas ndeshjes!
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ndihet i lumtur me barazimin ndaj Prishtinës, përkundër se më shumë i pëlqeu loja e pjesës së parë.
Ballkani mori një barazim 2-2 në udhëtim te Prishtina, falë një goli të shënuar në minutën e tetë shtesë nga penalltia.
Megjithatë, ky barazim i ka pëlqyer shumë trajnerit të kampionëve, Ilir Daja, i cili ndihet i lumtur me pikën e fituar.
Të bësh një pjesë të parë si ajo dhe të marrësh gol në pjesën e dytë na bëri të hyjmë në panik, e më pas morëm edhe golin e dytë”.
“Duke kërkuar me dozë emocionale barazimin e rezultatit, mendoj që e prishëm lojën tonë. Reaguam ndoshta jo me futboll, por me dëshirën për ta dërguar lojën aty ku donim të paktën për rezultatin. Në fund fare, morëm atë që gatuam vetë dhe që bëmë keq në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Ballkanit.