Rasti i dhunimit të 16-vjeçares në Viti, zbulohen emrat e të dyshuarve
Të martën është raportuar se një 16 vjeçare në Viti dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm që nga qershori i vitit të kaluar.
Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të Prokurorisë se mbrëmë është arrestuar Festim Shabiu, nën dyshimet se e detyroi të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave.
I arrestuar është edhe Fatmir Rexhepi, i dyshuar për shfrytëzim seksual të viktimës.
Lidhur me dy të arrestuarit më lartë burime nga Prokuroria kanë thënë se ka prova të pakontestueshme.
Po ashtu, Insajderi mëson se lidhur më këtë rast dje është arrestuar edhe një person i tretë i moshës 21 vjeçare.
“Edhe një person tjetër është i ndalur mbrëmë për ‘dhunim’. Prova nuk kemi, veç viktima çka ka thanë, hetimet janë në fazë fillestare“, ka thënë një burim nga Prokuroria.