7000 euro false i futën në postë, arrestohen dy persona
Rahovec: 7000 euro false i futën në postë, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar nga policia.
Ata dyshohen se i kanë futur në shërbim 7 mijë euro false në postën e Rahovecit.
“Policia ka arrestuar dy të dyshuar, B.D., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar, menaxher në postën në Rahovec) dhe H.D., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar). Në postë janë gjetur dhe konfiskuar, nën dyshimin se janë të falsifikuara, shuma e monedhave prej: 1362 X 2 =2 724 €, 970 X 1= 970 €, 1480 X 0.50=740€, gjithsej 4434 €. Po ashtu, dyshohet se 2566 € janë shpërndarë tek qytetarë që kanë kryer shërbime në këtë postë e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.
Në konsultim me organet e drejtësisë, janë kontrolluar edhe dy lokacione, shtëpia e banimit e personave të dyshuar dhe një dyqan.
“Dy të dyshuarit, janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuarin B.D., ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i dyshuari H.D., për ‘’falsifikim të parasë”./Klankosova/