Pagat e mësimdhënësve me koeficient të ri, flet Rrahman Jashari
Sot janë ekzekutuar pagat për sektorin publik.
Ashtu siç pritej, koeficienti i pagave për mësimdhënësit ka shënuar rritje.
Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar për IndeksOnline se akoma nuk ka marr raportet zyrtare, megjithatë nga burime jozyrtare i është bërë ditur që pagat janë rritur deri në 100 euro.
‘’Unë jam në përpjekje edhe pse i pata dy telefonata, por jo zyrtare, por jam në pritje të më lajmëroj dikush nga niveli komunal, sipas atyre dy telefonatave pagat kanë dal sipas ligjit të ri dhe hetohet një rritje diku nga ajo që edhe ne e kemi thënë në media, diku 100 euro’’, tha ai.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News