Ekspertët: Bëni seks të dielën, është dita eksituese dhe më e “egër” e javës
Sipas një sondazhi të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, mëngjesi i së dielës ka dalë koha e preferuar për të bërë seks.
Në bazë të rezultateve, e diela konsiderohet si dita më eksituese dhe më e “egër” e javës, gjë cila është e konfirmuar edhe nga ekspertët.
Sa i përketë arsyes, disa u përgjigjen se dëshirojnë të fillojnë javën mbarë, disa sepse ndihen se kanë pushuar mirë, e të tjerë janë përgjigjur se të dielën e zgjedhin për relaksim, shkruan GQmagazine.
Ndërkaq, më pak vota morën dita e hënë, e martë dhe e mërkurë, duke thënë se janë ditët më të lodhshme të javës, e rrjedhimisht është më e ulët edhe dëshira për seks.
Dita e enjte u konsiderua si mesatarisht e preferuar, ndërkaq sipas sondazhit, dëshira për seks fillon të rritet të premten dhe të shtunën, duke arritur kështu kulminacionin të dielën.