Urim Suka godet Qeverisjen Muharremaj!Çka po paralajmronë Sekretari?

Urim Suka godet Qeverisjen Muharremaj!Çka po paralajmronë Sekretari?

Qeverisja Muharremaj tri vite radhazi lidh kontratë për ndërtimin e rrugëve në lagjen Boka por rruga atje është ende e pa shtruar.

Sot, në kuadër të angazhimeve të mia kam qëndruar në fshatin Greiçevc. Aty kam parë nga afër problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të këtij vendbanimi.

Komuna e Suharekës në vitin 2022, për fshatin Greiçevc ka lidh një kontratë për ndërtimin e rrugëve në lagjen Boka- vazhdim, rrugën Hajriz Xhema si dhe rrugën Tetë Vëllëzrit, por nga ajo që pash në teren vërtetohet se asnjëra nga këto rrugë nuk janë shtru.

Ndërsa për vitin 2021 Komuna e Suharekës ka lidh kontratë për ndërtimin e rrugëve në lagjën Boka dhe rrugën Esat Qarri, por në teren asnjëra nga këto rrugë nuk janë të shtruara.

I çuditëshëm është fakti që për ndërtimin e rrugës në lagjen Boka, Komuna e Suharekës përveç kontratave të lidhura në vitin 2021 dhe 2022, ka lidh kontratë edhe në vitin 2020, por përkundër kësaj rruga në këtë lagje ishte e pa shtruar.

Kjo nuk është ajo që unë dua për qytetin tim, por kjo është e vërteta e këtij pushteti dhe këtë duhet ta dinë të gjithë.

Kjo nuk është thjeshtë opozitë, është më shumë se kaq, është thirrje me zë të lartë për secilin qytetarë therandas e për secilin prokuror për ta kuptu e pengu këtë logjikë të mbrapsht qeverisëse.

Le të bëhemi të gjithë bashkë në adresimin e shkeljeve ligjore e problematikave në secilin vendbanim.

Llogaridhënie #Menaxhim #Mbikëqyrje #ZëriQytetar

Urim SUKA

CATEGORIES
TAGS
Share This