Nëse keni plane të bëni seks sonte, anashkaloni këto veprime…

Nëse keni plane të bëni seks sonte, anashkaloni këto veprime…

Mos vraponi për në tualet.

Ndoshta keni dëgjuar se duhet të shkoni patjetër në banjë pas seksit për të shmangur ndonjë infeksion urinar, por ekspertët duan t’ju tregojnë se kjo s’është fare e vërtetë. Kështu që përqëndrohuni tek seksi (sigurisht që nëse ju duhet patjetër të shkoni në banjë mund ta bëni).

Mos e mbaroni shishen e verës.

Ndërkohë që një gotë verë duket sikur ju ndihmon, duke pirë shumë mund të kaloni një përvojë jo aq të bukur. Studimet kanë treguar se 11% e përdoruesëve të alkoolit raportojnë se kanë probleme në arritjen e orgazmës. Duke u krahasuar me ata që nuk pijnë, ata që pijnë kanë më shumë vështirësi për të qenë të gatshëm për seks dhe nevojë për më shumë stimulim. Arsyeja është se alkooli prek një pjesë të sistemit nervor që është e rëndësishme për zgjimin seksual dhe orgazmën.

Mos e lejoni të heqë dorë nga dushi para seksit.

Partneri juaj mund të ketë baktere që mund t’i merrni gjatë aktit seksual. Nuk duhet të keni turp për ta bërë këtë.

Mos konsumoni darkë të bollshme.

Shumë prej ushqimeve të cilat janë të shëndetshme- perimet, gruri, drithërat- mund t’ju shkaktojnë gazra gjatë aktit seksual. Për të shmangur situata të turpshme largoni ushqimet më përmbajtje fibrash një ose dy orë përpara seksit. Në vend të tyre konsumoni një copë çokollatë. Në këtë mënyrë do jeni dhe në humor të mirë.

Mos i vendosni në vend lodrat e seksit nëse nuk i keni larë mirë

Pa një pastrim të mirë mund të merrni infeksione të shkaktuara nga mikroorganizmat. Për të mbrojtur veten tuaj përdorni një spraj ose xhel antibakterial.

Mos përdorni lubrifikues me përmbajtje menteje.

Femrat para ose pas menopauzes shpeshherë përjetojnë probleme me vaginën. Stimulantët lubrifikues shpeshherë përfshijnë mente e cila e iriton lëkurën. Prandaj sugjerohet të përdoren ata që kanë përmbajtje uji në mënyrë që të shmangen problemet.

CATEGORIES
TAGS
Share This