E dhimbshme: Kjo është 61-vjeçarja që u gjet pa shenja jete

E dhimbshme: Kjo është 61-vjeçarja që u gjet pa shenja jete

Gazeta Sinjali sonte raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Reçan të komunës së Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. E ndjera u gjet nga fqinjët, të cilët ishin shqetësuar pasi s’kishin dëgjuar ditët e fundit asgjë prej viktimës.

Sinjali mëson se e ndjera është Zekirija Sagdati, 61-vjeçare.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.

Po ashtu edhe Policia është njoftuar lidhur me rastin, të cilët kanë marrë deklaratat e fqinjëve, ku sipas tyre viktimën nuk e kishin parë ditët e fundit dhe pasi kanë hapur derën e shtëpisë e kanë gjetur tashmë të ndjerën pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

CATEGORIES
TAGS
Share This