7-vjeçarit i jepen ilaçe me afat të skaduar në një QMF në Suharekë

7-vjeçarit i jepen ilaçe me afat të skaduar në një QMF në Suharekë

Barna me afat të skaduar iu dhanë një qytetari të Komunës së Suharekës, për fëmijën e tij të sëmurë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Duhël.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte (9 shkurt). I njëjti ka dërguar djalin e tij 7-vjeç për vizitë në QMF-Duhël, ku mjekët aty i dhanë një shurup “Moxtid amoxicillin” të skaduar.

I njëjti për Indeksonline tregon që nuk e kishte parë menjëherë këtë gjë, dhe ia kishte dhënë fëmijës për përdorim.

Duke e parë që nuk ka asnjë efekt, aty edhe e vërejti që shurupi kishte skaduar në muajin janar të këtij viti, derisa për të filluan edhe shqetësimet për gjendjen shëndetësore të fëmijës së tij.

CATEGORIES
TAGS
Share This