Familjarët e akuzojnë se e rrahu nxënësin, mësimdhënësi e mohon: Nuk i rashë shuplakë, është i pasjellshëm
Në Dragash ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Në një shkollë në këtë qytet, është raportuar se një mësimdhënës e ka rrahur një nxënës, i cili mëpastaj është ankuar në Policinë e Kosovës. Mësimdhësi që po akuzohet për këtë çështje, e ka mohuar rastin, gjersa familjarët e nxënësit theksojnë se fëmiju ka pasur lëndime fizike si pasojë e rrahjes. Ndërsa për ndodhinë në shkollë, drjetori i Arsimit në Dragash, Selim Kryeziu, i cili paralajmëroi masa për personat në përfshirë në këtë rast.
Në një prononcim për Nacionalen, një familjar i nxënësit tha se ai ka pasur lëndime fizike dhe se mbi të është ushtruar edhe dhunë psiqike.
Po ka pasur lëndimë fizike, dhunë psiqike, brenda objektit të shkollës. Ka pasur dhunë prej Drejtorit të shkollës, e kemi edhe raportin që e kemi dërgu tek mjeku. Ka thënë se e ka goditur në kokë, në fytyrë. Drejtori nuk po i jep imunitet, po i thotë që ta bëjë më zi sesa ta ka bërë arsimtari. I ka dhënë dhunë psiqike, i ka thënë mos gabo me hip në emergjencë. Ne e kemi pasur tek psikologu, i ka qit disa terapi. Nuk don me dalë në shkollë sepse po ka frikë që mund të ndodhë e njëjta.”, ka thënë njëri nga familjarët.” – tha familjari i nxënësit që raportohet të jetë rrahur.
Nacionale ka kontaktuar sot edhe me mësimdhënësin që dyshohet se ka rrahur nxënësi, Fitim Tërshnjaku, i cili i mohoi të gjitha akuzat se e ka rrahur nxënësin. Arsimtari Tërshnjaku, ka thënë se edhe nxënës
të tjerë ishin ankuar për nxënësin në fjalë. Tutje, mësimdhënësi ka thënë se nuk e ka prekur me dorë, ndonëse thotë se vetëm e ka kapur me forcë për xhakete
Ndërsa drejtori i shkollës “Sezai Surroi”, i kontaktuar nga Nacionale, ka refuzuar të komentojë ngjarjen që ndodhi në objektin që ai drejton.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me kryetari e Komunës, Bexhet Xheladini, i cili tha se është në dijeni për këtë rast.
“Po jemi në dijeni në lidhje me rastin, për momentin rasti është në procedurë më shumë nuk mund të jap detaje”, ka thënë Xheladini.
Ndërsa, Policia e Kosovës në mëngjes kishte njoftuar se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash.
Tutje ishtë bërë e ditur se viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Nacionale/