Një person gjendet i vdekur në banesën e tij, nisin hetimet
Një burrë në Prishtinë është gjetur i vdekur në banesën e tij, gjatë ditës së djeshme. Rastin ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për rastin.
HETIM I VDEKJES-Rr. Sylejman Vokshi, Prishtinë, 07.02.2023 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News