Super lajm nga Qeveria
Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve ka lansuar Platformën për Punësim të të rinjve.
Kryeministri i vendit, Albin Kurtim tha se platformën e re për të rinjët e kanë titulluar “Punësim dhe Drejtësi”.
Sipas Kurtit puna ka të bëjë edhe me drejtësinë.
“Po e prezantojmë platformën me titullin ‘Punësim dhe Drejtësi’. Qeveria jonë ka hartuar dhe ka përkrahur qasje më të lehtë në tregun e punës, kjo ka të bejë edhe me drejtësi. Nga sot po e filojmë skemën me 264 euro në lartësinë e pagës minimale dhe për gjashtë muajt e parë të punësimit”, tha Kurti.
264 euro do të subvencionohen nga Qeveria në vlerë të pagës minimale që ka kaluar në lexim të parë në Kuvend për gjashtë muaj”, ka bërë të ditur Kurti, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur mbi këtë platformë e cila parasheh punësimin e garantuar për të rinjët prej moshës 18-25 vjec.
Ai tha se kjo platformë synon garantimin e punës për të rinjët prej 18-25 vjec. Pra, të ketë punën e garantuar nga qeveria. Platforma synon një mbeshtetje prej gjashtë muaj, me pagë minimale 264 euro.
“Mundësi është që punëdhënësi të shtoi tek kjo shumë, ka të interesuar edhe të dyfishojnë këtë shumë”, ka thanë Murati.
Murati tha se synimi i qeverisë është që të ketë deri në 10 mijë vende pune, ku edhe biznesët do të kenë mbështetjen.
Kushti është që personat e punësuar të kënë pagën minimale prej 264 euro. I punësuari për gjashtë muaj do të marrë nga shteti dhe mbas gjashtë muaj do të këtë përfituar aftësi, e cila synohet të shfrytëzohet për të ardhmen. Për ta lehtësuar këtë proces, e mira është që kemi bërë platformë automatike”, tha ai.
Ministri gjithashtu tha se është berë integrimi me ARBK-në dhe automatizmi me ATK-në.
Murati bëri të ditur se kjo inciativë është tërësisht vendore.
Ndërkohë kryeministri Kurti tha se në orën 11:00 do të jetë në takim me diplomatë të vendeve mike e më pastaj do të ketë një drekë punë me Lajcak.