Familja Berisha në futet në telashe: Rrahin një person për shkak të pronës – përfundojnë në pranga
Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe të premten në fshatin Kramovik të Rahovecit, ku dy vëllezër kanë përfunduar në pranga të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy vëllezërit Berisha e kanë rrahur një person, duke përdorur edhe kaçavidë, për shkak të një prone, që u bë mollë sherri mes tyre dhe kaloi në përleshje.
Sipas informacioneve të para, mes dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë, por për shkak se të njëjtit s’janë marrë vesh, të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e denoncuar atë që ka ndodhur, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit janë arrëstuar nga Policia dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.
Ndaj tyre, me vendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor.