Asambleisti Bytyqi:Komuna e Suharekës kepërdorë paranë publike!
Keqmenaxhimi i parasë publike në Komunën e Suharekës nuk ka të ndalur.
Sipas raportit të shpenzimeve për vitin 2022, del se pushteti komunal ka shpenzuar mbi 490,000€ për ndërtimin dhe rregullimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë, ndonëse për këtë projekt nuk ka as kontratë dhe as fillim të punimeve gjatë vitit 2022.
Andaj, ftoj organet kompetente që këtë rast dhe rastet e tjera të keqpërdorimit të parasë publike në komunën tonë t’i hetojnë sa më parë dhe keqpërdoruesit të vihen para drejtësisë.
Ashtu siç e kam thënë edhe me herët , kjo qeverisje e pandershme duhet ta ndal keqmenagjimin e parase publike, ngase është shndërruar në një qeverisje keqpërdoruese me përmasa të larta.
CATEGORIES Lajme