Cilat femra i kontrollojne me lehte Meshkujt?
Gjykuar sipas hulumtimeve, ajo që çdo femër e bën atraktive nuk është vetëm dukja e saj fizike…
Gjatë është konsideruar që meshkujt ekskluzivisht janë qenie vizuale, mirëpo hulumtimi i publikuar në revistën “Psysiology&Behavior”, ka treguar që ndikimi i zërit të femrës ndaj gjinisë mashkullore është aq i fuqishëm sa që shkakton rrëqethje të lëkurës dhe shpejtim të të rrahurave të zemrës.
Hulumtuesit amerikanë gjithashtu kanë konstatuar që joshja e zërit femëror varet nga ajo se në cilën fazë të ciklit mujor është femra, transmeton Telegrafi.
Ku qëndron vërtet çështja?
Ndryshimet hormonale gjatë kohës së ovulacionit ndikojnë në gurmazin e femrës, zëri i së cilës bëhet më i ulët dhe më i thellë, duke shkaktuar reagim pozitiv të pavetëdijshëm edhe të mashkullit edhe të femrës.
Pas vetëm pesë sekondave të dëgjimit të zërit të femrës në ditët më të pëlleshme të ciklit menstrual të femrës, aktiviteti elektrik në lëkurën e mashkullit do të rritet për plot 20 për qind, ndërkaq ritmi i zemrës do të shpejtohet për pesë për qind.
Aftësia që të identifikojë kur është femra më e pëlleshme do t’i ofrojë mashkullit në kuptimin evolutiv përparësi lidhur me çështjen e selektimit reproduktiv, ndërkaq femrat, nga ana tjetër, dijen për statusin e pëlleshëm të femrës tjetër (e cila i është rivale) mund ta transformojnë në dobi të vet dhe të krijojnë përparësi ndaj rivales.