Çka i ndodhi Levandovskit në Barcelonë?

Çka i ndodhi Levandovskit në Barcelonë?

Kur Lewandowski mbërriti në Barcelonë, të gjithë ishin mjaft të befasuar nga fiziku i polakut, edhe pse ai është 34 vjeçar.😳

Anna Lewandowska, gruaja e tij, ka shumë të bëjë me këtë. Ajo ishte një karateiste profesioniste, kampione kombëtare polake, kampione evropiane dhe ka medalje argjendi dhe bronzi në dy Kupa të Botës. Ajo u diplomua për edukim fizik dhe ushqim, dhe prej se është lidhur me Lewandowskin, ajo është përgjegjëse për dietën e tij.🥗

“Robert më tha se hapi i madh në karrierën e tij erdhi kur ai ndryshoi ushqimin e tij”, tha Cionek, ish-shoku i tij i skuadrës.

Çfarë e lë Ana të hajë? Ndër të tjera, mëngjes me shumë peshk tuna. Një ditë para ndeshjes, pas darkës, një pjatë oriz me qumësht. Dhe pas lojës, për rikuperim, shumë avokado dhe perime. Përtej performancës së tij, vlen të përmendet se Lewandowski, një lojtar që është mësuar të luajë 50 ndeshje në sezon në nivele të larta, nuk ka pësuar kurrë një dëmtim serioz dhe nuk ka qenë kurrë jashtë fushave për më shumë se 20 ditë.🔥

Një çift i krijuar në parajsë, Robert Lewandowski & Anna Lewandowska! 🙌🇵🇱

CATEGORIES
TAGS
Share This