Punëtorët e Emergjences injorojnë pacientin me social, ‘fiksohen’ pas “Big Brother” (VIDEO)

Punëtorët e Emergjences injorojnë pacientin me social, ‘fiksohen’ pas “Big Brother” (VIDEO)

Një pacient i spitalit të Gjakovës është parë tejet i indinjuar, pasi nuk mori trajtimin e duhur nga mjekët e pranishëm në vendpunishte.

Kjo pasi, këta të fundit ishin të përqëndruar diku tjetër, saktësisht në “Big Brother”.

Në një video të postuar nga portali Indeksonline, ky pacient deklaroi se është me social dhe se kishte shkuar për të rregulluar dhëmbin në spital publik.

‘’Jam njeri me social, më ndihmon shteti, Komuna e Gjakovës, edhe është tu më dhimt dhembi, hala bile nuk e kom ndreq. Nuk pata pare me shku privat, shkova në ambulancën e shtetit, edhe ata aty nuk ma ndreqën dhembin se ishin kon tu pa filma, ‘Big Brother’ a sedi çka, edhe vendosa me ju bo video. Krejt kjo ka ndodhë sot ka ora 19:00’’, tha pacienti për mediumin respektiv.

https://www.facebook.com/185570591540629/posts/pfbid0XY9dZXxiAfXo2XNNj7cpeiGgQH746BFmEz839pAFQKJm91yRup1awMQSGKPCZgtdl/?mibextid=cr9u03

CATEGORIES
TAGS
Share This