7 arsye pse martesa megjithatë është e mirë
Një martesë e lumtur e mban gjallë dashuria dhe respekti për njeri tjetrin.
Nëse ju jeni me fat që të gjeni veten në një marrëdhënie të lumtur dhe afatgjatë, efektet pozitive shëndetësore janë me të vërtetë mbresëlënëse.
1. Një martesë e lumtur rrit sistemin tuaj imunitar.
2. Kënaqësia në çift ju mbron nga stresi. Kënaqësia ul nivelin e kortizolit që shkakton dëme në shëndet dhe nxit prodhimin e hormoneve të lumturisë.
3. Njerëzit e martuar kanë zemra më të shëndetshme, pasi kujdesi i partnerëve për njëri tjetrin është më i madh që nga krijimi i një ambienti të qetë, deri tek një zgjedhje ushqimore më e shëndetshme.
4. Nëse pësoni një sulm në zemër, keni më shumë gjasa të mbijetoni. Partneri juaj do përkujdeset më shumë që të rimerrni veten shpejtë.
5. Njerëzit e martuar kanë shumë më pak gjasa të përjetojnë sëmundje mendore.
6. Martesat e lumtura ju ndihmojnë në një gjumë më të mirë
7. Bashkëshortët mbajnë mënyra jetese më të shëndetshme. Kur njerëzit janë në çift ato tentojnë të bëjnë gjëra më të shëndetshme për njëri-tjetrin se sa kur janë vetëm.