VIDEO: Kështu krisen grushtat në finale
Skuadra e Ballkanit është shpallur kampion i Superkupës së Kosovë, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Tahir Batatinës, Llapin. Kjo ndeshje u zhvillua në Turqi.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi, Lumbardh Dellova – pas një harkimi fantastik të Armend Thaqit, ai goditi me kokë saktë drejt portës së kundërshtarit, shkruan LIG Sport
Në fundin e ndeshjes ndodhi një përleshje e vogël mes lojtarëve të Ballkanit dhe Llapit. Kjo ndodhi pas ndërhyrjes së ashpër në mesin e fushës. Gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Lindon Emërllahun dhe Riveran.
TAGS Hot News