Deputeti i PDK-së “vajton” te varri i Rugovës: Ishe intelektual i madh

Deputeti i PDK-së “vajton” te varri i Rugovës: Ishe intelektual i madh

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në 17 vjetorin e vdekjes së ish- Presidentit historik, Ibrahim Rugova ka bërë homazhe tek varri i tij.

Ai ka thënë se Rugova përfaqëson një epokë të rilindjes dhe organizimit politik e institucional në tokat stërgjyshore.

”Në lavdinë kombëtare të shqiptarëve kosovarë, Ju përfaqësoni një epokë të rilindjes dhe organizimit politik e institucional në tokat stërgjyshore. Vitet pa Ju janë për Ne vite pa mendimin e thellë dhe pa urtësinë intelektuale! Beteja me okupatorin serb, shpesh po dezorienton shtetin që Ju ia dëshironit “miqësinë permanente me SHBA” dhe që ende nuk është anëtarësuar as në mekanizmat tjerë euroatlantik. Faleminderit President për trashëgiminë politike ! Nderim thellësisht urtësisë Suaj si rruga e ecjes sonë kombëtare”, ka shkruar deputeti Hiseni në Facebook.

CATEGORIES
TAGS
Share This