E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit 32-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në Fushë Kosovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 18 janar për familjen Berisha të cilët morën lajmin për vdekjen e papritur të më të dashurit të tyre, Albanit raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 32-vjeçari kishte ndërruar jetë papritmas në banesën e tij e cila gjendet në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’, ku kanë hasur në trupin e 32-vjeçarit i cili ishte i shtrirë përtokë pa ndjenja.
Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i 32-vjeçarit do të bëhet më 21.01.2023.
CATEGORIES Lajme