Çkan Deklaroj Sami Lushtaku!
Sami Lushtaku: Asnjëherë nuk e mbaj mend Skenderajn të zhytur në ujë
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas vërshimeve që ka përjetuar kjo komunë.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk e mban mend Skenderajn të zhytur në ujë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është ndër situatat më vështira që kanë përjetuar qytetarët e kësaj komune.
Sipas tij, demet janë jashtëzakonisht të mëdha në pronat publike dhe ato private.
“Asnjëherë nuk e mbaj mend Skenderajn të zhytur në ujë e të vërshuar kështu. Përjashto luftën, kjo është situata ndër më të vështirat për ne dhe qytetarët tanë. Gjendje e rëndë paraqitet në gjithë rrjedhën e lumit Klina, duke filluar nga Kuqica, Klina e Epërme, Klina e Mesme, Klina e Poshtme, pjesa e qytetit në lagjen Murtezaj, në zonën pranë rrugës “Ilaz Kodra”, në lagjen 4, në Llaushë, Tushilë, Kopiliq, Kllodernicë, Turiqefc, Aqarevë e disa zona të tjera të prekura”, ka shkruar Lushatku.
Ai ka thënë se po bëhet gjithçka për të iu dal në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet.
“Ka dëme të jashtëzakonshme financiare në prona publike e private, në ekonomi familjare e në biznese. Fati më i madh në këtë rast është që nuk ka asnjë viktimë në njerëz, kurse po bëjmë punë pa ndalë me të gjitha ekipet, me shtabin emergjent, zjarrëfikësit, me kompani private e njerëz të vullnetit të mirë dhe me 11 komisionet për vlerësimin e dëmeve, të cilët janë në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, vlera e të cilave në bazë të të dhënave preliminare konsiderohet të jetë dhjetëra miliona euro”, ka shkruar Lushtaku.