Njoftim:Deklarohet Ministri Arben Vitia!

Njoftim:Deklarohet Ministri Arben Vitia!

Ministri Arben Vitia në takim me anesteziologët e pensionuar, i quan grupe të besueshmërisë së lartë në funksion të avancimit të sistemit shëndetësor

Prishtinë, 20 janar 2023

Sot, Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia u takua me anesteziologët e pensionuar me të cilët diskutoi sfidat me të cilat ballafaqohen sektorë të caktuar në sistemin e shëndetësisë, planifikimet dhe hapjen e mundësisë që të kontribuojnë të gjithë, pa dallim moshe. Veçanërisht kur përvoja e profesionistëve shëndetësor që një jetë të tërë ia kanë kushtuar shëndetit publik, janë grupe të besueshmërisë së lartë për avancimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe duhet të trajtohen si një aset i çmuar.

Në kuadër të objektives për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe shtimin e kapaciteteve profesionale, ministri Vitia tha se këshillat e tyre në çdo kohë janë të mirëseardhura si dhe mbetet i hapur për bashkëpunimin profesional me anesteziologët e pensionuar.

Gjithashtu, ministri Vitia informoi të pranishmit së një prej prioriteteve të tij mbetet ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për pacientët, por edhe plotësimi i bazës ligjore që mundëson trajtim me prioritet të kuadrit deficitar shëndetësor.

Anesteziologët e pranishëm e falënderuan ministrin Vitia, si dhe ofruan përvojën e tyre në dispozicion për formësimin e kuadrove të ardhshëm të bazuar në përvojën e tyre profesionale dhe jetësore.

CATEGORIES
TAGS
Share This