Kundër” pushtetit, këta deputetë të pozitës votuan pro tërheqjes së Trustit
Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u votua edhe për tërheqjen e mjeteve pensionale të Trustit.
Opozita kishte kërkuar që moti tërheqjen e 10 për qind të Trustit, duke thënë se një gjë e tillë do të ndihmojë qytetarët të përballojnë krizën ekonomike.
Megjithatë, një propozim i tillë sot ra.
Indeksonline raporton se nga 101 deputetë prezent, 97 nga ta morën pjesë në votim.
42 prej tyre ishin pro kësaj tërheqjeje, 55 votuan kundër dhe pati zero abstenime.
Pro kësaj nisme ishin edhe tre deputetë të pozitës.
Duda Balje, Bahrim Shabani dhe Fatmir Humolli ishin tre deputetët që votuan pro tërheqjes së Trustit
TAGS Marketing