Çka thotë Albin Kurti pëe Xhakën?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar festën e futbollistit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, pas fitores ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Kurti ka thënë se “deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme”.
Zvicra pati shënuar fitore ndaj Serbisë me rezultat 3:2, ku për këtë fitore Xhaka festoi me fanellën e futbollistit tjetër shqiptar te Zvicra, Ardon Jashari. Kjo pati bërë bujë pasi u lidh me mbiemrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
“Dhe nëse dikush e nderon identitetin e Adem Jasharit, kjo po ashtu është mirë për mua”, tha ai në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”.
Po ashtu, Kurti ka falënderuar Xhakën dhe Shaqirin për frymëzim të talenteve të reja për të luajtur futboll.