Shfuqizohet Ligji për Paga sërish, nuk dihet koficienti

Shfuqizohet Ligji për Paga sërish, nuk dihet koficienti

Ligji për Paga mund të shfuqizohet përsëri, s`dihet koeficienti.

Vlera e koeficientit përmes të cilit caktohen pagat e zyrtarëve publikë ende nuk dihet zyrtarisht, ndërsa, Qeveria e Kosovës pati deklaruar se vlera monetare e koeficientit pritet të caktohet gjatë muajit janar. Kjo vlerë do të përcaktohet, bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave. Ndërkohë, ekspertët thonë se ky ligj mund të shfuqizohet përsëri, pasi cenohet siguria juridike e nëpunësve civilë.

Edhe pse, Ligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës, vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë ende nuk dihet. Ndërsa, qeveria ka bërë të ditur se kjo vlerë do të caktohet gjatë muajit janar të këtij viti. Por, ekspertët thonë se Ligji i miratuar i pagave, cenon sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik, duke mos përcaktuar vlerën monetare të koeficienteve.

Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për Radio Kosovën se në këtë rast, askush nuk ka informacion se sa do ta ketë pagën.Shala, tha se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se vetëm dispozita të caktuara janë në kundërshtim me Kushtetutën, ka mundësi që vetëm ato dispozita t’i shfuqizojë, ndërsa pjesën tjetër të ligjit ta lë në fuqi. Nëse vlerëson se tërësia e ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë mund ta shfuqizojë tërësisht ligjin.

Ndërkohë, eksperti Safet Gërxhaliu theksoi se nuk i bën nder Kosovës që përsëri ky ligj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, derisa theksoi se koeficienti duhet të përcaktohet urgjentisht.

CATEGORIES
TAGS
Share This