Shkruan:Brahim Basha!

Shkruan:Brahim Basha!

Për herë të parë,po shkruaj me shkas !
Pas 23 viteve!

Gjaku i pastër shqiptar.

17 prill 1999 Sopijë- Suharekë!
Ne, njesiti UÇK Togu Vëzhgues Diversant (TVD) LUANAT , për të nxjerrë gjakun e komandatit tonë Reshat Muça- Plumbi, i cili u vra heroikisht në luftime me ushtrine serbe, më 25 mars 1999 në Gallushë të Suharekës.
Ne organizuam aksionin dhe zumë pritë në dalje të fshatit Sopijë në drejtim të Mushtishtit, Rreth ores 11:20.
Tre të parët në pritë ishim Ymer Bajraktari, Brahim Basha dhe Rrahman Hamza. Xhezair Malokut ju besua të siguroj rrugën nga hyrja e Mushtishtit.
Kur erdhi konvoi ushtarak serb, filluan luftimet!
Rezultati mbeti nje i plagosur nga ushtaret tanë UÇK Fadil Shabani dhe nga ana armike serbe, nëntë të vrarë dhe një i plagosur.
Katër trupa të ushtrisë serbe ranë në duart tona.
U siguruam që vdiqën.
Bobanit, revolen TT- zasatava ia kam larguar me këmbë nga dora e djathtë!
Nuk i kemi prekur kufomat e tyre, as armët nuk ua kemi marrë.

Gjaku i pastër shqiptar.

Aksionin e kemi kryer tetë ushtarë te UÇK-së.
Ushtarët militarë serb të vrare ishin:
Major Boban Vaksinovic, ish kryetar i komunës së Suharekës,
Kapiten Mirko Gjorgjevic,
Rangjell Petrush Antic, Te tjereve nuk ja dijmë emrat.

Shumë ushtarë serb janë burgosur atë ditë në burgun e Prizrenit, siç kanë treguar pastaj, të burgosurit shqiptar, nën akuzën se kane ikur nga tmerri i luftimeve.

Sllobodan Millosheviq shpalli dy dite zije në tërë Jugosllavinë e mbetur!

Major Boban Vuksanoviq, siç e dijnë të gjithë populli, vrau dhe masakroi qindra shqiptarë civil. Groposi qindar e mijëra bagëti, të gjalla, nëpër gropa masive!

Sot! Rreziku edhe me i madh sot i kanoset vendit tim KOSOVES !
Nga politikan kriminel të korruptuar sitematikisht, hajduta të pamoralshëm që po ju sigurojnë vend dhe hapesirë të zhvillimit të veprimtarisë ekstremisteve nga: Irani, Serbia, Rusia e te tjera vende armike të Shqiptarisë.
Vendi ynë po rrezikon të rrëshqet kah lindja.

Populli dhe vendi im është në rrezik !

Gjaku i pastër shqiptar.

CATEGORIES
TAGS
Share This