Ky është 38 vjeçari që humbi jetën!
38-vjeçari vdes papritmas në një lokal në Prizren
Një 38-vjeçar ka vdekur papritmas gjatë ditës në Prizren.
Rastin për Klankosova e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia në Prizren.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karriga. Ai është dërguar në Qendren Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.
Bytyqi theksoi se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton Klankosova.
CATEGORIES Lajme