Edhe Sa vota duhen për të kaluar projektligji për Trustin

Edhe Sa vota duhen për të kaluar projektligji për Trustin

Bekim Haxhiu pret që Projektligji për Trustin të kalojë të enjten në Kuvend në lexim të parë. Deputeti i PDK-së, pritshmërinë e tij, e lidh me situatën e rëndë ekonomike në të cilën sipas tij po kalojnë kosovarët.

“Pres të votohet në veçanti pas krizës së madhe ekonomike, ngritjes së inflacionit”. Kjo s`mund të bëhet pa votat e shumicës, andaj ky shpreson që deputetë të caktuar të VV-së të përkrahin nismën që lejon tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale, ndryshe nga siç vepruan në qershor të 2022-ës kur e kundërshtuan nismën e PDK-së.

“Shpresoj që kësaj radhe deputetët e mazhorancës të reflektojnë meqë iniciativa është nga qytetarët dhe jo nga ndonjë parti”, tha Haxhiu

“61 deputetë duhet të jenë prezentë, të marrin pjesë në votim, e pastaj shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm, diku 31, duhen që me kalu Projektligji”, theksoi deputeti Haxhiu.

CATEGORIES
TAGS
Share This