Kush janë 5 Miliarderët Shqipëtarë?
Njihuni me miliarderët më të mëdhenj shqiptarë të cilët po korrin suksese të mëdha.Ata janë pronar të firmave të ndërtimitt, kompani celulareve, si edhe biznese të shumta anembanë botës.
Nazif Destani – 3 miliardë dollarë Pasuria e tij është më shumë se tre miliardë dollarë, derisa numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botë. Miliarderi është vëllai i aktorit Blerim Destani. Babai i tij është Lazim Destani dhe është president i “Ecolog International”, që gjithashtu ka në pronësi klubin e futbollit Shkëndija nga Tetova.
Nicolas Berggruen (Moisiu)- 2 miliardë dollarë Nipi i aktorit të famshën me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është një miliarder që zotëron një pasuri mbi 2 miliardë dollarë. Ai ka refuzuar të ketë të mira materiale, duke preferuar të shëtisë në mbarë globin. Nipi miliarder që jeton si “endacak”, i aktorit të njohur me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, djali i së bijës së aktorit Moisiu, Nicolas Berggruen, ka zgjedhur të jetojë nëpër hotelet dhe avionët më në zë të botës.
Sahit Muja – 2 miliardë dollarë Sahit Muja është biznesmeni i cili zotëron Kompaninë ‘Bytyci’ të mineraleve, një rrjet restorantesh, firmë ndertimi etj. Në Turqi ai bëhet aksionar i njërit ndër aksionarëve më të fuqishëm të Turk Alpanslar dhe partisë së tij. Më pas ai ka shkuar si një biznesmen i fuqishëm në Amerikë ku atje shtoi pasurinë e tij duke hapur një firmë ndërtimi. Pasuria e tij shkon deri në 2 miliardë dollarë.
Samir Mane – 1. 2 miliardë dollarë Samir Mane është president i Balfin Group, që hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Samir Mane ka lindur ne Korce. Pas rënies së komunizmit ka emigruar në Austri në kohen kur ishte student për gjeologji dhe punoi një kohë si përkthyes atje. Më pas startoi kompaninë e tij atje, nga viti 1992, ku tregëtonte paisje elektroshtëpiake me çmime të lira. Pasuria e tij shkon deri në 1. 2 miliardë dollarë.
Behgjet Pacolli – 1 miliard dollarë Ai është politikani më i pasur në Kosovë, ku nga deklarimi fillestar në vitin 2014 i janë logaritur rreth 215 milionë euro, ndërkohë që sa i përket bizneseve të shumta të tij, ai është shprehur se bëjnë me tepër se 1 miliardë euro.