Ku shkon shpirti pas vdekjes?

Ku shkon shpirti pas vdekjes?

A ju ka ardhur dhe ju kjo pyetje ne mendje: Ku shkon shpirti pas vdekjes?

Kemi folur për pragun e vdekjes dhe se çfarë bëjmë ne me atë që vdes, por ajo që ka më shumë rëndësi është, se ç`ndodh me atë që vdes. Vdekja është hapi i parë i botës tjetër.
Do të flasim këtu për shpirtin pas vdekjes dhe për jetën e varrit, duke iu lutur Zotit të na e lehtësojë të gjithëve vdekjen tonë.

Kur Zoti përshkruan momentin kur njeriut i del shpirti, Ai thotë: “Atëherë kur gjuri bashkohet me gjurin”, “..dhe kur vijnë grahmat e vdekjes, atëherë shikimi i njeriut është i mprehtë”. Dijetarët thonë se vdekja është si puna e perdes, që të ndan nga bota tjetër. Në momentin që dikujt i vjen vdekja, ajo perde hapet për atë person dhe njeriu sheh shumë gjëra. Po çfarë shikon ai?

CATEGORIES
Share This