Dëshmia e dy të mbijetuarve të rastit “Kobra”

Dëshmia e dy të mbijetuarve të rastit “Kobra”

Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda autoriteteve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë kanë treguar se bazuar në dëshminë e dy të mbijetuarve të rastit, rezulton se derisa tre shtetasit shqiptarë po largoheshin pa e paguar faturën në drejtim të veturës së tipit Mercedes, ata ishin ndjekur.

Në largim e sipër, ata kanë deklaruar se Dibran Hoxhaj-Kobra, kishte shtënë në drejtim të automjetit ende pa u nisur vetura.

Të njëjtat burime theksojnë se fillimisht ishte plagosur personi R.Sh në këmbë, i cili kishte qenë i ulur në pjesën e pasme.

Ndërsa në lëvizje e sipër nga të shtënat ka mbetur i vdekur Visar Cengu, poashtu i ulur në pjesën e pasme, derisa pa lëndime ka shpëtuar personi A.B që në momentin kritik ishte duke vozitur automjetin.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në parkingun e lokalit “Kobra-City” më 3 janar 2023.

Me të arritur policia, Hoxhaj kishte deklaruar se nuk kishte qenë prezent në momentin kritik, si dhe ishte palë e dëmtuar pasi konsumatorët kishin shtënë në drejtim të tyre.

CATEGORIES
TAGS
Share This