Interviste exluzive me Drejtoreshën IP Melodia -Shpresa Kuqi!

Interviste exluzive me Drejtoreshën IP Melodia -Shpresa Kuqi!

Suhareka news:Kur u themelua Institucioni Parashkollor Melodia?

Shpresa Kuqi-

Institucioni parashkollor Melodia u themelua per here te pare me 14 janar te vitit 2008 ne nje lokacion te vogel ne Suhareke.

Fillimisht punoja si e vetme me pastaj duke u rrit kerkesat per sherbimet tona punsuam dy edukatore per te vazhduar tutje!

Suhareka News:Nga lindi Ideja për themelimin e Ip Melodia

Shpresa Kuqi- Duke filluar nga studimet e mia te cilat ishin te udhehequra nga deshira,pasioni e vullneti per te punuar me femije vazhdova tutje me po te njejtin pasion, vullnet, e perkushtim per te krijuar nje institucion model per zhvillimin dhe edukimin e femijeve ashtu siqe ata e meritojne!

Nga ajo dite e po vazhdoje tutje me te gjitha forcat per prefeksionimin e Shtepise se dyte te femijeve tane!

Suhareka news:Emri Melodia nga erdhi?

Shpresa Kuqi-Kur une vendosa te themeloje kete institucion mendova qe edhe emri duhet te jete si vet puna ne te unike, edhe mendova qe çdo ze i femijes qofte i gezueshem apo edhe vet e qashtura e tyre qe eshte dukuri normale e natures femijerore ka nje melodi unike dhe te paperseritshme, dmth shume personale! Ska femije qe qesh e qan me te njejtin ze dhe e tere kjo te ofron nje Melodi ne vete qe mua personalisht me jep motiv dhe me stimulon ne pune!

Andaj edhe Shtepine e tyre te dyte vendosa ta quaja si Melodia e cila ne vetvete ngerthen zëra unik te fëmijeve!

Suhareka news:Cilat janë kushtet qe ofron Ip Melodia?

Shpresa Kuqi- Institucioni parashkollore Melodia ofron nje ambient te projektuar me standardet bashkekohore te edukimit parashkollore duke filluar mga mosha 6 muajshe deri me 6 vjet si dhe mesim plotesues per ciklin e ulët dhe te mesem me hapsira te medha dhe te projektuara nga fillimi per nje veprimtari te tille!

Aktualisht posedon rreth 700 m2nen kul me nje siperfaqe prej 54 ari!

Suhareka News:Jeni Institicioni i vetëm

qe ofroni Trasnportin e nxënësve?

Shpresa Kuqi:Sherbimet tona u pershtaten nevojave dhe kerkesave te prinderve duke pare nevojen dhe kerkesen per nje gje te tille ofrojme sherbime te tilla mbrenda qytetit tone sidhe fshatrave per rreth!

Suhareka news:Institucioni i vetëm parashkollor qe keni aktivitete si Muzika,Arti,Vallëzimi dhe Edukata Fizike

Shpresa Kuqi-Duke u nisur nga sllogani yne:

Investimi ne edukim eshte investim ne te ardhmen tuaj” si dhe duke e nisur nga misioni i institucionit qe eshte edukimi i gjitheanshem i femijeve te gatshem per ta sfiduar jeten ne vazhdim po mundohemi te ofrojme planprogram i cili do te ndikoje tek femijet duke i bere ata te gatshem dhe te gjitheanshem per te sfiduar rrugen e gjate te edukimit dhe arsimimit te tyre!

Suhareka News:Keni pasur shume aktivitete cilen e veçoni më Shumë!

Shpresa Kuqi- Aktivitetet tona jane te koriduara ne ate forme qe prekin çdo sfere te jetes si sociale, shendetesore, morale, humanitare,etike… me nje kreativitet te larte njohes, konkret ne baze te zhvillimit psiko-motore te femijes shpeshe here pertej imagjinates femijerore duke realizuar enderrat e tyre, e gjithe kjo ndikon drejtperdrejtte ne rritejen e vetbesimit te tyre qe eshte arma me e fuqishme e nje suksesi ne jete!

Suhareka News:jeni e vetmja Qerdhe qe plotësoni gjitha kushtet?

Shpresa Kuqi-E mira ska fund!

Ne jemi dhe do te vazhdojme te bejem perpjekje masimale perhere per te ofruar me te miren per Femijet ngase ata e meritojne nje perkushtim dhe angazhim te tille ngase perveqese jane e ardhmka e pasuria e jone janë qenia ma e padjallezuar qe ekziston!

Suhareka News:A e keni përkrahje Komunale?

Shpresa Kuqi-Perkrahja komunale eshte modeste sigurisht qe eshte munduar e po mundohet te jete perkrah tonin po ka shume per tu bere ngase vetem duke mbeshtetur njera tjetren kemi prespektiv reciproke!

Shfrytezoje rastin te falenderoje Kryetarin me te gjitha drejtorit percjellese per punen dhe bashkepunimin e treguar karshi institucionit tone qe eshte i themeluar nga nje femer,puneson femra dhe ua lehteson punesimin te gjitha femrave, me kete gje dua ta theksoje nevojen dhe domosdoshemrine e nivelit shteterore per te gjetur forma dhe menyra per te mbeshtetur dhe perkrahur biznese apo iniciativa te tilla ne te gjitha format dhe menyrat qofte morale apo financiare!

Suhareka news:Sa fëmijë dhe punëtorë ka në kulmin e vet IP Melodia?

Shopesa Kuqi- Institucioni yne tani me ka arritur te permbushe kapacitetin e saj per sherbimet e ofruara duke punesuar 22 edukatore dhe nje punetore teknik te cileve u eshte mirenjohes per punen dhe angazhimin e tyre maksimal karshi nje pune shume te ndjeshme dhe te pergjegjshme!

Suhareka News:jeni përkrahëse e Sportit,e keni përkrahë shumë Shkollen e Futbollit Suhareka,a dontë vazhdoni edhe më tutje?

Shpresa Kuqi- Melodia do te vazhdoje ta mbeshtes nje inciativ te tille rekrative dhe shume me prespektiv siq eshte Shkolla e futbollit Suhareka e cila ka nje seriozitet te larte e natyrisht qe edhe sukseset nuk i mungojne. Do te jemi mbeshtetese e çfardo forme per te vazhduar tutje duke i ofruar femijeve aktivitete te tilla shume te nevojshme per femije te cilet preveqese do te kontriboje ne indentifikimin e zhvillimin e talenteve te rinje ne futboll, ajo po kontribon ti mbaj larg femijet nga nje dukuri negativive e zhvillimit modern teknologjia, lojerat dhe perdorimi i tepeuar i telefonave!

Keshtu qe pavaresisht afinitetit te femijeve per aktivitete te tilla u beje apel prindereve per angazhimin e femijeve neper altivitete te tilla duke ju dhene femijeve sa me pak hapsire per perdorimin e teknologjise kompjuterike e videolojerave pasojat e te cilave kemi filluar ti ndjejme si shoqeri e do te vazhdojne te na rendojne edhe me tutje me dukuri negative ne jeten sociale!

Suhareka news:Planet,risitë për vitet që vijne nga Ip Melodia

Shpresa Kuqi-Melodia kete vite perveq zotimit per pune me seriozitet e perkushtim maksimal ajo pret te lanson edhe dy projekte te medha:

Zgjerimim e kapacitetit aktual ne lokacionin e tanishem;

Si dhe hapjen e nje pike te re te nje Melodie te re ne Prishtine e cila do te jete nje projekt shume modern dhe model per edukimin dhe zhvillimin e femijeve!

Kemi shume pune per tu bere por besoje qe pasion edhe vullneti nuk do te me zhgenjejne perballe nje mbeshtetje dhe bashkepunimi qe gezojme sot!

Pra duke ju falemderuar fillimisht juve si portal e pastaj te gjithe Prinderve, Stafit Edukativ ,bashkepunetoreve te tjere e mbi gjitha Femijeve te cilet jane motivi yne i patjetersueshem ne pune tone Bashke Vazhdojme drejt sukseseve te reja!

Respekt dhe shendet per te gjithe’

Suhareka news:Faleminderit për intervisten:

Shpresa Kuqi:faleminderi edhe juve si portal suksese jeni të mirseardhur

CATEGORIES
TAGS
Share This