E merr veturën me qira, e jep për ta shlyer borxhin

E merr veturën me qira, e jep për ta shlyer borxhin

Një person në Ferizaj është arrestuar dje nën dyshimin për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Policia njofton se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte marr një veturë me qira dhe të njëjtën veturë ia kishte dhënë një personi tjetër në mënyrë që të shlyente një borxh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.

CATEGORIES
Share This