Si i vodhi pastruesja 120 mijë euro
Ditën i djeshme, me vendim gjykate grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja iu zbuluan 120 mijë euro.
Mësohet se ajo është marrë në pyetje ditën e sotme, ku i ka qëndruar deklaratës së saj se 410 mijë eurot e gjendura në tubin aspitratorit të pastrueses Rozeta Dobit, nuk janë të sajat.
Pronari i këtyre eurove janë ende pa zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit pasi e kishte inat.
Hetuesit kanë dyshime se pastruesja Rozeta Dobi të ketë vjedhur edhe në shtëpi të tjera, por ende nuk dihet se kujt.
CATEGORIES Lajme