A po lirohet grupi “Kumanova” peticioni dërgohet në Parlamentin European
Ditën e 8 janarit është dërguar një letër – peticion, në Parlamentin Evropian, Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, krerët e shtetit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku është kërkuar rigjykimi dhe trajtimi seriozisht i grupit të rastit “Kumanova”.
Më 18 qershor të vitit të kaluar u organizua prtoestë në Dyseldorf, teksa Këshilli Inicues i Komuniteti Shqiptar në Dyseldorf me rrethinë nisi edhe nënshkrimin e peticionit.
Këshilli falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në protestë, sidomos nënshkruesit e peticionit, të cilët përkrahin idenë për rishikimin e rastit dhe lirinë e grupit “Kumanova”, ndaj të cilit thuhet se ka pasur komplote.
CATEGORIES Lajme