Shkruan Urim Suka: Qeveri e video montazhave

Shkruan Urim Suka: Qeveri e video montazhave

Shkruan: Urim Suka

Video montazha është puna që dinë të bëjnë më mirë, është propaganda populiste nga e cila përpiqen të mbulojnë dështimet e tyre.

Një parti që ka gjithë pushtetin për vete e gjithë mundësitë për të shtyr përpara agjenden e saj politike përmes shumicës që kanë në Kuvend, ka zgjedhur të mbulojë dështimet e saj përmes video montazheve propaganduese kundër opozitës.

Kjo sjellje e këtij pushteti është e çuditshme, e pakuptueshme dhe nuk sjell asnjë rezultat për qytetarët tanë, por synon krijimin e një opinioni mashtrues me qëllim mbulimin e dështimeve të qeverisjes dy vjeçare, e mungesën e realizimit të premtimeve që vet kanë dhënë.

Në kohën kur po mbushen dy vjet nga qeverisja e tyre, e pikërisht në ditën kur mori jehonë skandali i ambasadorit Martin Berishaj, këta zgjodhën të lansojnë një video montazh propagandues kundër opozitës.

E çuditërisht kjo video montazh lansohet në kohën kur Kosova ka shumë nevojë për koordinim e bashkëpunim politik mes të gjitha subjekteve politike për sfidat nëpër të cilat Kosova po kalon. Mirëpo kjo qeverisje zgjodhi konfliktin e sulmin e panevojshëm ndaj opozitës, sepse dëshiron ikje nga përgjegjësia për dështimet e saj.

E nuk ka si të ishte ndryshe!
Mungesa e rezultateve konkrete të kësaj qeverisje, mungesa e përmbushjes së premtimeve që vet kanë dhënë gjatë gjithë kohës duhet mbuluar disi. Prandaj ata zgjodhën këtë video montazh sepse ende vazhdojnë të besojnë se qytetarët janë analfabet dhe duhet vazhduar propaganda populiste me qëllim të ruajtjes së mbështetjes për ta, sepse punë nuk kanë për të prezantuar, sepse punë nuk kanë bërë.

Në fund uroj që kjo Qeveri ta kuptoj sa më parë që e ka gjithë pushtetin për vete, e ka shumicën në Kuvend dhe të filloj të përmbush mandatin që qytetarët i kanë dhënë, pra të përmbush premtimet që vet kanë dhënë.

CATEGORIES
TAGS
Share This