Çka po paralajmron Julia Roberts ?
“Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që bazuar në standardet e Hollivood-it, po rrezikoj karrierën time.
Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që do e prodhoj vetë projektin dhe do zgjedh kë të dua. E rëndësishme është të mos e marr shumë seriozisht këtë profesion.
Njoh shumë nëna që përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit. Këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka duket dhe është e vështirë. Sinqerisht, kam frikëra të tjera. Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t’i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre.
Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë. Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë.
Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me familjen time sepse flasim për gjithçka.
Është një moment magjik.
Julia Roberts.