Shkrimtare dhe këngëtare, kjo është banorja seksi që pritet të hyjë sonte në BBVK
Fis Juniku është konkurrenti më i fundit që iu bashkua banorëve dhe shtëpisë më të famshme në vend, duke filluar kështu aventurën e tij në Big Brother VIP Kosova.
Por, ai statusin si banori i fundit nuk do ta mbajë gjatë, kjo pasi që sonte shtëpisë do t’i bashkohen edhe disa konkurrentë të tjerë.
Këtë e zbuloi moderatori i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkroi: “Big Brother VIP Kosova, të hënën me hyrje të reja”.
Banorja që pritet të hyjë sonte në Big Brother Vip Kosova është Himena Sherifi. Ajo është këngëtare dhe shkrimtare.
Ajo ka botuar romanin e saj të titulluar” Oh Sorella.
Në nëntor të vitit të kaluar ajo ka promovuar vëllimin e parë të romanit “Oh Sorella”.
Himena para një viti gjithashtu ka sjellur këngën “Pronto”, që ka marrur mbi 500 mijë klikime.