Burri në Suharekë rrah brutalisht fëmijën 12-vjeçar, e godet me kabllo elektrike

Burri në Suharekë rrah brutalisht fëmijën 12-vjeçar, e godet me kabllo elektrike

Jo rrallëherë fëmijët i denoncojnë prindërit e tyre për keqtrajtim. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, dje në Suharekë, ka rënë në pranga të Policisë një 37-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 12-vjeçar është hasur në rrugë nga një qytetar dhe i njëjti ndodhej në kushte të rënda, pasi ishte i zhveshur dhe i zbathur.

Qytetari menjëherë e ka dërguar të miturin në Polici dhe pas ekzaminimeve janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës i cili po ashtu ishte i gjakosur.

I mituri është dërguar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku i është ofruar ndihma mjekësore e nevojshme.

12-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe nënës së tij, ku është bërë e ditur se babai i tij dyshohet se e ka rrahur duke e goditur me kabllo elektrike.

Njësitë policore kanë ftuar të dyshuarin të paraqitet në stacion policor, i cili më pas është intervistuar dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

CATEGORIES
TAGS
Share This