Komenti i tmerrshëm i një gruaje për dhunimin e 11 vjeçares
Kosova është tronditur pas lajmit se një 11 vjeçare po dyshohet se u dhunua nga pesë persona. Reagime të ashpra ka pasur kundërdrejt këtij veprim monstruoz të të dyshuarve. Por po ka edhe të atillë që po e arsyetojnë këtë krim që po dyshohet se u krye.
Rrjetet sociale janë mbushur nga komentet morbide që shpërfaqin rrezik të madh për pedofili në Kosovë.
Dhunuesit po gjejnë përkrahje. Nuk janë të pakta komentet që po e fajësojnë viktimën veç 11 vjeçare. Emrat e të cilëve kemi vendosur t’i publikojmë.
Një grua në një grup në facebook ka komentuar se do kishte dëshirë ta shihte në foto vajzën se a është b*tch.
“Kisha pas qef me pa atë qikën në foto a është b*tch, kuku tmerr gjith ata veta me mu gju mu nuk kisha mujt me përballu e le ma ajo e virgjër”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, një koment tjetër tejet i rëndë është shkruar nga Liridona Shala “Kërrkush me forcë nuk të shtinë brenda pa ja lu bishtin”.
Leutrim Hazbi Tafallari thotë se “Veshja provokuese e gruas dhe kështu vjen pasoja”, ky koment ka marrë 12 like.
Ilir Berisha ndërkohë shkruan “Gabim me u brengos se gjinia femërore janë prishur i mbyti kurvallaki, plus i jeni të drejta plus mashtrojnë”, shkroi ai.
“Kishte dëshirë të provojë gjashtëshe, por i paskan dalë hundësh. Ajo duket të jetë mësuar me nga dy ose tre, por s’i ka bërë mirë llogaritë. E zonja, provoi me pesë, por paska rënë në hundëlesha. Po të ishte me një ose dy, mund ta dhunojnë, por me pesë, ka dashur kjo vetë, sikur Lidra, qeni i lagjes, me një gyp. Si një qen arash, edhe kjo ka dashur të bëjë marrëdhënie”, ka shkruar ai përcjell Insajderi.