Murati thotë se SBAShK-u ka marrë 3 milionë euro në pesë vitet e fundit: Çka keni bërë me to

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë një konference për media, ka thënë se SBASHK-u në emër të anëtarësisë në pesë vitet e fundit ka marrë mbi 3 milionë euro, të cilat sipas tij nuk dihet se ku janë shpenzuar.

“Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë e 148 mijë euro euro i ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë. Pyetja që duhet të shtrohet është çka kanë bo me këto mjete”, tha ministri Murati në konferencë.

Murati ka thënë se grevistët rrezikojnë të mbeten pa paga.

“Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”.

“Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët paguhen nga sindikatat”, ka shtuar Murati.

CATEGORIES
TAGS
Share This