Dënohen me gjobë tre kërcënuesit e Vehbi Kajtazit
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 700 euro (secilit veç e veç) Brahim Hajvazit, Kadri Racit dhe Afrim Gashit, të akuzuar se në dhjetor të vitit 2021 përmes rrjeteve sociale kanë kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të hënën, pasi të akuzuarit e kishin pranuar fajësinë në seancën fillestare, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtij aktgjykimi, secili veç e veç është i obliguar të paguajë dënimin me gjobë në vlerë prej 700 euro brenda afatit të caktuar ligjor.
Gjykatësja njoftoi se në rast se dënimi me gjobë nuk realizohet, i njëjti do të zëvendësohet me burgim.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News