5 gjëra të përbashkëta të bizneseve të suksesshme

Kur më në fund të keni një formulë për suksesin, ndiqeni atë por asnjëherë mos ndaloni së përmirësuari.

Drejtimi i i një biznesi të vogël është i vështirë. Ju nuk keni kapitalin. Konkurrentët tuaj mund të ju mundin, veçanërisht kur ende po ndërtoni një bazë të ngurtë të konsumatorëve në të cilët mund të mbështeteni. Por kam mësuar shumë për drejtimin e bizneseve, veçanërisht kur është fjala tek mësimet e tregtisë së monedhave.

Unë kam dalë në TV me Steve Harvey, ku jam intervistuar për kursin tim dhe për studentët të cilët kanë fituar milionat. Por kur shikoj prapa, mendoj se çfarë mund të na mësojë TV, dhe ja se çfarë mund të përmblidhet.

Mbajeni të thjeshtë

Formati i shumë shfaqjeve televizive është shumë i thjeshtë. Merrni si shembull dramën televizive. Ka një problem, i cili mund të bartet nga një episod i kaluar, një konflikt ose një përfundim ( dhe nganjëherë një problem shtesë për episodin e ardhshëm).

Ky është një format i thjeshtë i cili është bartur që nga shpikja e TV. Kjo është thjeshtësia të cilën duhet t’a aplikoni në biznesin tuaj të vogël. Mos provoni të bëni diçka të jashtëzakonshme. Ndiqni atë që ka qenë përpara.

Paraja nuk do ju bëjë të lumtur

Mund të ju bëjë të suksesshëm, por shumë shpejtë do të dërrmoheni. Bizneset e vogla shpesh drejtohen nga zjarri dhe pasioni. Çdo pronar i biznesit të vogël ka dëshiruar të ndryshojë botën. Ata duan të bëjnë diçka. Motivimi nuk ishte kurrë vetëm paraja. Dhe e njëjta shkon edhe me shfaqjet televizive. Autorët dhe producentët janë të emocionuar kur shohin se çfarë do të prodhojnë.

Ndërtoni një komunitet

Unë rregullisht postoj këshilla dhe suksese nga studentët e mi. Pse? Nuk ka të bëjë me mburrje ka të bëjë me informimin e vetes dhe botës së gjerë. Gjithmonë kërkoni të lidheni dhe ju do të ndërtoni atë komunitet. Programet më të suksesshme televizive kanë ndjekje të mëdha. Kështu kthehen ata për sezonin tjetër. Rrjetet e dinë se ata do të kthehen.

Lidhuni dhe ndërtoni atë bazë themelore të konsumatorëve dhe shihni se si biznesi juaj arrin sukses.

Durimi është një virtyt

Jo çdo shfaqje televizive do të ketë sukses menjëherë. Shumica e tyre nuk popullarizohen deri në fund të sezonit të parë ose deri në fillim të sezonit të dytë. Qëllimi është se nuk do të dorëzohesha kurrë nga një ide vetëm pse nuk ka pasur sukses të menjëhershëm, dhe as ju nuk duhet t’a bëni atë.

Jepuni produkteve tuaja rastin të lulëzojnë.

Mos ndaloni së tejkaluari kufijtë

Sa herë kemi parë rrjetet televizive duke dështuar? Dhe sa herë i kemi parë ato duke arritur sukses për shkak të një ideje të çmendur? Kjo sepse ata tejkalojnë kufinjtë. Aplikoni të njëjtën logjikë në biznesin tuaj dhe në fund do të shihni se suksesi do të vijë nga ajo ide.

Fjala e fundit: TV mund të ju mësojë shumë gjëra

Unë besoj me të vërtetë se mënyra se si TV funksionon është një model se si duhet të drejtoni biznesin tuaj të vogël. Tejkaloni kufinjtë, ndiqni pasionin tuaj dhe mbani gjërat e thjeshta. Nuk ka ndonjë garancion në çfarëdo industrie, por nëse mësoni nga këto këshilla do të rrisni gjasat tuaja. (Timothy Sykes/Entrepreneur)

CATEGORIES
Share This