Rritja e çmimeve, Kurti kërkon që qytetarët të kursejnë
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten.
Kurti gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje që qytetarët të kursejnë, me qëllim të tejkalimit të krizës.
“Çmimet po rritën, është mirë të kursejmë, këtë po e thonë shumë qeveri në Evropë. Pra, jo pesimizëm por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni, duan t’iu vjedhin”, tha Kurti.
Ai në këtë takim ka kritikuar mungesën e deputetëve LVV-së në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, sipas Kurtit ministrat dhe personeli i tij politikë në qeverinë e tij nuk është i paprekshëm dhe se do të vlerësohen.
Kujtojmë se Kurti gjatë takimit me ministrin e Jashtëm polak kishe thënë se, “kur njerëzit kanë shpresë, atëherë shpenzojnë më shumë sesa kursejnë”, por që kjo deklaratë ishte kritikuar nga analistë dhe njohës të ekonomisë.