Reagimi i kryetarit Muharremaj për ndërprerjet e energjisë elektrike
Reagimi i kryetarit Muharremaj për ndërprerjet e energjisë elektrike
Reagim
Ndërprerja e energjisë elektrike dhe rrjedha e saj përmes reduktimeve po shkakton pasoja të rënda.
Fabrikat dhe bizneset në Zonën Industriale në komunën tonë kanë pësuar dëme të konsiderueshme duke e ndalur energjinë në 13 dalje pa paralajmërim nga 20 sa janë gjithsejt.
Pikërisht sipas informacioneve që kemi, dalja e 13-të në Zonën Industriale në Shirokë është ndalur pa paralajmërim ku ka shkaktuar pasoja në prodhim.
Kjo e dëmton ekonominë tonë në kohën kur bizneset po bëjnë përpjekje ta tejkalojnë edhe këtë sfidë.
Institucionet përkatëse KEDS dhe Qeveria e Kosovës, duhet ta mendojnë me urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë.
Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët.
Ju lutem gjeni mundësi të tejkalimit dhe zgjidhjes së kësaj situate, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë të pariparueshme për të gjithë.
Bali Muharremaj