Një hap larg historisë: Fitore e Ballkanit në Shkup me ‘aromë’ të grupeve të Conference League

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore historike sonte me rezultat 1-2 kundër Shkupit në stadiumin ‘Todor Proeski’, transmeton Gazeta Metro.


Kampionët e Kosovës janë vetëm një hap larg kualifikimit për në grupet e Conference League pas triumfit me përmbysje të rezultatit.

Fillimi nuk ishte edhe i mirë për suharekasit të cilët pësuan gol në minutën e 19’të. Për vendasit realizoi sulmuesi nigerian, Sunday Adetunji.

Por, nuk vonoi shumë dhe pas tre minutave Albion Rrahmani ose ndryshe ‘Lewandowski’ barazoi gjithçka dhe jepi sinjale të mira për skuadrën e Ilir Dajës.

Po zhvillohej minuta e 67’të e ndeshjes dhe pas një kundërsulmi të shpejtë mesfushori, Meriton Korenica përmes një goditje të fortë nga distanca nuk i la asnjë mundësi portierit, Kristijan Naumovski dhe kaloi për herë të parë në avantazh mysafirët.

Edhe pse Shkupi deri në fund të ndeshjes provoi me të gjitha forcat të barazoi rezultatin, mbrojtja e suharekasve u tregua tejet e vëmendshme dhe nuk lejoi ndonjë befasi.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe aty do të përcaktohet përfundimisht se cila skuadër shqiptare do të kalojë në grupet e Conference League. /gazetametro.net

CATEGORIES
TAGS
Share This