Kunatat rrahën mes vete
Mbrëmë në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje pasi viktima femër ka raportuar se është rrahur nga kunata.
Kështu bëhet e ditur në raport 24 orësh të policisë teksa viktima ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
CATEGORIES Lajme